E rrahin brutalisht pasi deshi të kryej vjedhje nga dritarja e autobusit, pasagjerët i japin leksion

Kryeqyteti i Kolumbisë – Bogota, është e njohur për nivelin e lartë të krimit ku dalja në rrugë për disa banorë është çështje për jetë a vdekje.

Në këtë vend ku siguria është e ulët e dëshmon më së miri videoja e një hajni, i cili në stacionin e autobusi tentoi të plaçkit një pasagjer nga dritarja e autobusit.

Megjithatë nuk pati sukses, pasi të gjithë u aktivizuan duke ia mbajtur dorën brenda dritares me qëllim që të mos ikë.

E shoferi i autobusit as që deshi të dëgjojë për ta ndalur mjetin – duke detyruar të riun të qëndrojë i varur në dritare.

E kur kalimtarët e rastit mësuan arsyen, vendosën t’i japin leksion. Në video shihet sesi turma e grumbulluar rreth hajnit e godasin me grushta e shqelma sikur të ishte thes boksi.

Djaloshin jo që e rrahën, por edhe e plaçkitën, ku në fund të videos shihet sesi dikush ia nxjerr portofolin nga xhepi i pantallonave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.