/

Scholz optimist: Kosova e Serbia do të lëvizin drejt marrëveshjes finale

“Është e saktë se konfliktet të cilat janë trashëguar në Ballkan duhet të zgjidhen. Tash kemi arritur disa hapa të rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet një mirëkuptim”.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është shprehur optimist se Kosova dhe Serbia do të lëvizin para drejt marrëveshjes finale.

Ai ka deklaruar se është koha që të zgjidhen të gjitha konfliktet të cilat janë trashëguar në Ballkanin Perëndimor.

Këto deklarata kancelari gjerman i ka bërë të enjten, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

Scholz tutje është shprehur se Gjermania dhe Franca janë duke bërë përpjekje për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë që të nënshkruajnë marrëveshje.

“Ne dhe qeveria franceze jemi duke u mundur ta bëjmë të realizueshme dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi një proces ku të dy qeveritë do të lëvizin përpara dhe të arrihet një marrëveshje. Kjo kërkon fuqi dhe durim të madh”.

Ai ka folur edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke thënë se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit është shumë i rëndësishëm sidomos tani në kohën kur Rusia e ka sulmuar Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.