Vuçiq bashkë me Dodikun takohet me patriarkun serb për Kosovën

Pas kësaj seance, Vuçiq për temën e Kosovës u takua edhe me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze.

Paraditën e së shtunës, Qeveria e Serbisë ka mbajtur një seancë urgjente për Kosovën u i ftuar ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, takim pati edhe me Patriarkun Porfrij dhe anëtarët e Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe për të ndarë “shqetësimet e tij për të gjitha sfidat dhe presionet me të cilat përballet populli serb në Kosovë dhe shteti serb”.

Por, në këtë takim ishte edhe i sanksionuari nga SHBA-ja, anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Uniteti i kishës dhe shtetit duhet të ekzistojë në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë dhe populli ynë nuk do të lihet kurrë vetëm atje”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.