Analisti nga Amerika ‘qorton’ ambasadorin Hill: Kryji punët e tua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Hill, ka deklaruar se serbët duhet t’i respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe të kthehen në institucionet e Kosovës, ndërsa pati më shumë kërkesa për Kosovën.

Hill pati mjaft kërtesa edhe për palën kosovare, duke u bërë thirrje institucioneve të Kosovës që t’i respektojnë pa u vonuar detyrimet për shtyrjen e afatit për targa dhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumice serbe.

Mirëpo, kërkesat e amerikanit nuk i kanë pëlqyer aspak opinionistit që jeton në Amerikë, Bleron Baraliut, i cili rekomandon ambasadorin Hill që t’i kryejë punët e veta në Beograd.

“Ambasadori Hill bën mirë ti kryejë punët e veta në Beograd, që përfshijnë detyrën t’i bindë serbët t’a pranojnë Kosovën shtet të pavarur që vendosë për implementimin e ligjit në territorin e vet. Me kërku nënshtrim ndaj shantazhit të bandave kriminale në veri, që tash e 23 vjetë minojnë sovranitetin e Kosovës, nuk është e hijshme për një shtet mik që princip elementar e ka refuzimin për të negocuar me kriminelë e terroristë. Drejtësi e rend, jo trysni e shantazh”, ka shkruar Baraliu në llogarinë e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.