Ukraina merr pajisjen e sofistikuar për mbrojtjen ajrore që asnjë raketë ruse nuk mund ta çajë

Muajin e kaluar, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby u shpreh se dërgimi i sistemit të sofistikuar NASAMS në Ukrainë do të dërgohej menjëherë, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike.

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se së fundmi janë pajisur me sistemet e sofistikuara për mbrojtjen ajrore NASAMS dhe Aspide, të cilat do të përdoren menjëherë në luftimet ndaj forcave ruse.

Lajmi u dha nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili falënderoi partnerët për ndihmën, pa e specifikuar se kush ishin donatorët e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.