“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë”, ka shkruar Oriela Nebijaj në rrjetet sociale.
Në një postim në rrjetet sociale, Nebijaj ka publikuar foton e formularin e vetëdeklarimit, të cilin thotë se do ta dorëzojë ditën e nesërmen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Oriela Nebijaj ka pranuar mandatin e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë.
Oriela Nebijaj do të marrë mandatin e deputetes së PD pas largimit të Grida Dumës, e cila hoqi dorë nga mandati javën e kaluar.