“Ky është një fakt. Ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq, një fakt i zbuluar nga media, nga SHBA, nga mediat ndërkombëtare, përqeshur nga shumëkush këtu, përfshirë edhe median ndërkombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i shërbimit sekret amerikan CIA. Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim non-gratash dhe spiunësh.”
Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se akuzat janë të dokumentuara dhe të zbuluara nga media dhe konfirmuar nga CIA.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur sot sërish akuza ndaj Partisë Demokratike, ku është shprehur se janë financuar me gjysme milioni euro nga rusët për të rrëzuar qeverinë e PS-së.
“Që Partia Demokratike është financuar me para ruse gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë e PS-së, kjo nuk është një akuzë. Ky është një fakt. Ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq, një fakt i zbuluar nga media, nga SHBA, nga mediat ndërkombëtare, përqeshur nga shumëkush këtu, përfshirë edhe median ndërkombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i shërbimit sekret amerikan CIA. Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim non-gratash dhe spiunësh. Një tërbim non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huajnë rajon, Një investim që do të jetë krenari kombëtare. Një investim që do të transformojë Durrësin”, u shpreh Rama në konferencën për mediat për për investimet në bonot e thesarit.