/

Berisha paralajmëron protestë të radhës

“Në momentin e caktuar këtu do të vijë populli opozitar t’u thotë nja dy gjëra këtyre. Ato gjëra i di populli. Populli vjen këtu për të dhënë mesazh. Protesta nuk është vendosur akoma, do të vendoset brenda dy ditëve. Brenda këtij viti. Këtu zbret Europa, Europa duhet të shohë popullin e saj. Unë nuk caktova datë, por populli opozitar do të jetë këtu patjetër. Nuk ndërpritet më kjo”.

Opozita ka paralajmëruar se së shpejti do të zhvilohet protesta e radhës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për gazetarët nuk caktoi datë dhe vend, por tha se do të vendoset brenda dy ditëve se kur do të zhvillohet, duke shtuar se populli opozitar do të vijë “në momentin e caktuar në Kuvend”, për t’i dhëne mesazh maxhorancës. Berisha paralajmëroi protestë në ditën kur do të mbahet Samiti i Bashkimit Europian në Tiranë.

Pyetje: Çfarë nënkuptoni kur thoni që do të vijnë qytetarët shqiptarë të përcjellin disa mesazhe konkrete parlamentit?

Sali Berisha: Do ia përcjellin, shko e pyete. Do t’i hyjnë vezirit brenda thua? Ato gjëra i di populli. Populli vjen këtu për të sjellë mesazh.

Pyetje: Protesta e radhës do të jetë tek parlamenti?

Sali Berisha: Protesta nuk është vendosur akoma do vendoset brenda 2 ditëve.

Pyetje: Do jetë bvrenda këtij viti?

Sali Berisha: Brenda këtij viti? Padiskutim.

Pyetje: Në sa Dhjetor?

Sali Berisha: Këtu zbret Europa. Europa do të shohë popullin e saj. Populli i Europës është popull opozitar. Nuk caktova datë. Por populli opozitar do të jetë këtu patjetër. As mos e diskutoni atë punë. Nuk ndërpritet më kjo. Është betejë për votën e lirë, është betejë për lirinë, për të ardhmen e Shqipërisë. Asgjë nuk mund të na ndalojë ne në këtë betejë.

Lidhur me paralajmërimin që Berisha bëri, për datën 6 dhjetor kur në Tiranë vijnë krerët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor, Balla thotë se do të jetë fyese nëse do mbahet protesta e radhës në atë ditë.

“Dështimi i mitingut, planifikimi i mitingut të radhës. Ditën e  Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor janë ata që shkaktojnë dhimbje që kthen këtu pastaj në formë fyese për ne. Teksa ne prisnim të merrnim fjalën…për Integrimin. Sali Berisha nuk e do Integrimin. Nuk ka qenë këtu kurrë. Është sjelle për të penguar integrimin si sot. Ndaj filloi pjesa e konfliktit të brendshëm” tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.