/

Rishi Sunak në vizitën e papritur takohet direkt me Zelenskyn në Kiev

Lajmi është konfirmuar edhe nga një zëdhënës i Downing Street. “Kryeministri ndodhet në Ukrainë sot për vizitën e tij të parë në Kiev për të takuar Presidentin Zelenskyy dhe për të konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Së bashku jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, tha Zelensky në një video të postuar në Telegram.

Rishi Sunak ka mbërritur në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kjo është hera e parë që të dy liderët takohen që kur Sunak mori detyrën si kryeministër i Britanisë.

“Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatët më të fortë. Gjatë takimit të sotëm diskutuam për çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.