“Ka ardhur ora e llogarisë”, plas lufta, Turqia nis sulmet ajrore – vdesin 12 persona

Turqia ka sulmuar disa qytete të Sirisë veriore mbrëmjen e djeshme.

Raportimet u bënë nga forcat kurde të mbështetura nga SHBA, shkruan DW.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se zonat nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët ishin goditur nga 25 sulme ajrore.

Image

Sipas mediave të huaja, sulmet ajrore kanë shkaktuar vdekjen e 12 personave. Ndërsa nuk vonoi përgjigjia nga ministria turke e Mbrojtjes, ku nëpërmjet një deklarate, u bë me dije se në shënjestër të sulmeve ishin bazat nga ku militantët kryenin sulme ndaj Turqisë.

Sipas Turqisë, sulmet janë si kundërpërgjigjie ndaj bombardimeve në Stamboll ku vdiqën 6 persona dhe u plagosën mbi 81 të tjerë.

“Ka ardhur ora e llogarisë,” tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një postim në Twitter gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Tweet-i u shoqërua me një foto të një avioni që ngrihej për një operacion natën, por nuk u specifikua vendndodhja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.