/

Arrestohen tre shqiptarët që kamufloheshin si policë dhe bënin “kërdinë” me vjedhje në Itali

Nikolli u bllokua nga karabinierët pasi tentoi të kthehej në Shqipëri. Ai u kapë në një dhomë hoteli në San Stino di Livenza, bashkë të hetuarit Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç. Të tre prisnin një grua vendase që do t’i merrte dhe do t’i çonte në aeroport.

Të tre janë të dyshuar për 18 vjedhje dhe tentativa për vjedhje në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento.

Paraditen e djeshme 27-vjeçari shqiptar Klisman Nikolli, është paraqitur para gjyqtarit kompetent për të vlerësuar legjitimitetin e arrestimit të tij bashkë me dy miq të tij, të dyshuar për bastisjet e vjedhje nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli të Italisë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane ata prezantoheshin si policë.

Në fokus kanë qenë dy bastisje në Azzano (dy tentativa) dhe po aq në dy shtëpi në Chions ku janë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa ora dore.

Të mbrojtur nga avokatet Ilenia Mëhilli të Gjykatës së Romës dhe Pasquale Crea të Trevisos, ditën e djeshme shqiptarët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të mos u përgjigjur, raportojnë mediat italiane.

Gjykatësi ka vendosur masën e sigurisë me burg për secilin prej të dyshuarve, masë kjo e bazuar në rrezikun e arratisjes dhe pistat e rënda të lidhura me pesë vjedhjet.

“Do të vlerësojmë dokumentet e hetimit, më pas do të apelojmë në Gjykatën e Apelit”, komentoi avokati Crea.

Grupi shqiptar sipas hetimeve, vepronte mes orës 17:30 dhe 19:00.

Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një “BMW” e dyshimtë, e lidhur me goditje të tjera. Pasi u identifikua targa, karabinierët zbulojnë se ajo kishte si destinacion një hotel ku Nikolli, Bilani dhe Koca ishin regjistruar rregullisht.

Nga San Stino “BMW”-ja lëvizte çdo ditë dhe ndalonte pikërisht aty ku më pas raportohen vjedhjet. Të tre u ndoqën gjithashtu gjatë një udhëtimi në Lombardi, fillimisht në Opera dhe më pas në Cinisello Balsamo, një vend nga i cili u kthyen me një Ford Mondeo të regjistruar me një person fiktiv, por që përdorej nga një i dënuar. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se akomodimi në San Stino ishte rezervuar për një muaj nga një grua italiane nga zona. Të tre duhej të dilnin nga dhoma në fund të nëntorit.

KAPJA

Më 16 nëntor, një banor i guximshëm i Musile di Piave parandalon vjedhjen në shtëpinë e tij dhe ndjek hajdutët. “Ishin dy, i pashë të hipnin në një Mondeo në vendin e shoferit ishte një njeri i tretë”, ka dëshmuar ai.

Të nesërmen, gruaja që kujdesej për akomodimin njofton se qëndrimi është pezulluar dhe të tre ata do të lagoheshin prej aty.

Pikërisht në këtë moment prokurori i Pordenones urdhëron kërkimin, i cili rezultoi me gjetjen e 119 bizhuterive ari, mes tyre dy unaza martese me datë dhe emrin e një gruaje, 9 kapele bejsbolli, një fresibël dhe kaçavida.

Leave a Reply

Your email address will not be published.