/

Lulëzojnë serat me kanabis në Berat, drejtori i përgjithshëm i Policisë të përjashtojë shtatë zyrtarë policorë

Vendimi vjen pas zbulimit të serave me kanabis në Berat disa ditë më parë.

“Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh. Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie. Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin nga policia për shkelje të rëndë të shtatë punonjësve të Policisë së Beratit, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.