/

Stano nga Bruksel: Kosova dhe Serbia takohen sot, mund të ndodh takimi i nivelit të lartë, nëse ka pajtim nga kryenegociatorët

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë se qëllimi i BE-së ka qenë gjithmonë gjetja e një zgjidhje në frymën evropiane për situatën aktuale,

“Kemi ftuar shefat negociator nga të dyja palët që të vijnë në Bruksel, dhe kemi marrë konfirmimin që ata do të vijnë, dhe po mund të konfirmoj që do të kemi një takim sot. Qëllimi është si gjithmonë që të gjejmë një zgjidhje evropiane për situatën aktuale”, ka thënë Stano.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se sot në Bruksel do të ketë një takim në mes kryenegociatorëve Besnik Bilsimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia.

Stano ka shtuar se sa herë që kryengeociatorët arrijnë të pajtohen për ndonjë çështje, pastaj ftohet takimi i nivelit të lartë.

“Ju e dini që takimet e kryenegociatorëve zakonisht pasohen nga takimet e nivelit të lartë kur kryenegociatorët janë të gatshëm të pajtohen. Ne kemi parë dialogun e të hënës me liderët e dy palëve, fatkeqësisht ai takim nuk solli asnjë rezultat. BE ripërsëritë që pret sjellje evropiane nga dy palët për të gjetur zgjidhje për këtë situatë, që është situatë krize, që s’e kemi parë prej vitesh”, ka thënë Stano.

Leave a Reply

Your email address will not be published.