/

Shirat e rrëmbyeshëm në Arabinë Saudite, shndërrojnë rrugët si lumenj, uji ‘merr makinat me vete’

Mbreti, i cili është edhe kujdestari i dy xhamive të shenjta, i tha popullit të tij që edhe të bënin “vepra të mira dhe të jepnin sadaka” gjatë gjithë kohës duke u lutur për reshjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud u kishte bërë thirrje vendasve të Arabisë Saudite që të luten për shi në fillim të kësaj jave.

Mbretëria e Arabisë Saudite është goditur nga përmbytjet dhe këto erdhën pak ditë pasi mbreti i vendit u lut për shi.

Dhe vetëm 24 orë më vonë, shiu erdhi – por në mënyrën më dramatike.

Pamjet video të postuara në mediat sociale tregojnë valë uji, disa metra të larta, duke “larë” makinat në rrugët lokale në qytetet Jeddah, Rabigh dhe Khulais, ndërsa sipas raporteve në Gazetën Saudite, shkollat dhe universitetet u mbyllën si rezultat i përmbytjet shkatërruese.

Mbrojtja Civile e vendit madje këshilloi vendasit që të “ushtrojnë kujdes dhe të largohen nga ujërat e mbledhur të shiut dhe luginat”.

Dhe shiu ishte aq dramatik, saqë rruga për në Mekë – qyteti më i shenjtë i Islamit – u mbyll, gjë që pothuajse nuk ndodh kurrë.

Por çuditërisht, vendi tani është planifikuar të ketë mot sezonal 27 gradë Celsius, me shiun që duket se është larguar po aq shpejt sa mbërriti.

Nesër (e premte, 25 nëntor) do të ketë temperatura të larta prej 29 gradë Celsius, me vetëm 1% mundësi për të rënë shi, sipas shërbimit të motit të BBC-së.

Madje nuk parashikohet të ketë reshje shiu në këtë zonë për pjesën tjetër të muajit dhe javët e para të dhjetorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.