/

Shembën nga shirat disa ndërtesa në Itali, raportohen tetë viktima dhe 13 persona të zhdukur

Ministri italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini vuri në dukje se operacioni i shpëtimit po kryhet në kushte të vështira.

Më parë, zjarrfikësja italiane njoftoi në Twitter se kërkimi i personave të zhdukur në rrëshqitjen e dheut në qytetin Casamichola është duke u zhvilluar.

Të paktën tetë persona humbën jetën në ishullin italian të Ischia kur një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu i dendur përfshiu disa ndërtesa.

Zjarrfikësit thanë se nxorën një veturë nga deti dhe shpëtuan dy pasagjerë.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të mos dalin nga banesat e tyre, raportoi reuters.

Ndryshe, moti i lig pritet të mbretërojë edhe në ditët në vijim në shtetin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.