Minarja stoike e xhamisë arasta në Prizren

Xhamia Arasta ishte vend kulti në Prizren të Kosovës. Kjo xhami konsiderohet trashëgimi nga periudha osmane.

Sot xhamia ka vetëm minaren pasi që muret e xhamisë u rrënuan me kohën. Ndërtesat përreth xhamisë u rrënuan dhe në vend të tyre u ndërtuan ndërtesa më të mëdha.

Ky transformim ndikoi negativisht në xhaminë Arasta dhe vetëm minarja e objektit të kultit mbeti e paprekur.

Xhamia u ndërtua nga Evrenos-Zade Jakup Beu midis viteve 1526 dhe 1538. Me kalimin e kohës dyqanet e ndërtuara rreth xhamisë u shtuan dhe sheshi u shndërrua në pazar.

Për këtë arsye, në atë periudhë kjo pjesë quhej “mahalla arasta”, që do të thotë “pazari ku ndodhen së bashku tregtarët që bëjnë të njëjtën punë”.

Nga kjo xhami sot ka mbetur vetëm minarja. Minarja e saj u ka bërë ballë të gjitha sfidave të kohës. Sot e kësaj dite vazhdon t’i jap hijeshi qytetit të bukur të Prizrenit.

 

/FatijonaBajraj/

Leave a Reply

Your email address will not be published.