/

Flamuri i Kosovës më 17 shkurt do të ngritet në mënyrë ceremoniale në Philadelphia

Flamuri i Kosovës do të ngritet në mënyrë ceremoniale në Philadelphia (qytet në Pennsylvania, ShBA) me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur shoqata “Bijtë e Shqipes”, e cila ka potencuar se autoritetet e Bashkisë Philadelphia e kanë miratuar kërkesën e tyre.

Ceremonia do të zhvillohet më 17 shkurt, ora 11:00 AM -1:00 PM.

“Para fillimit te ceremonise zyrtare, muzika e vallet shqiptare do te ndezin sheshin e Bashkise, Philadelphia.”, është bërë e ditur ndër të tjera në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.