Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 53 persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se katër prej tyre janë për dhunë në familje.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 9 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe është bërë 1 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 1 të dyshuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”.