Shtatë raste të dhunës në familje brenda dy ditëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë regjistruar në dy ditët e fundit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

Rastet e dhunës në familje:

Gjakovë 09.05.2024-01:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 08.05.2024-23:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ndalur në rrugë dhe e ka ofenduar me fjalë të ndryshme. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Istog 08.05.2024-21:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari ne kërkim policor.

Prizren 09.05.2024-16:50.Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rahovec 09.05.2024-19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kaçanik 08.05.2024-23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarit meshkuj kosovarë, të njëjtit kishin ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Gjilan 09.05.2024-16:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar, kanë sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore, e me pas gjatë përleshjes lëndime trupore pëson edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili kishte tentuar per ti ndare. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.