Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet -4 dhe -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 5 dhe 7 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.