/

Rritet bilanci, mbi 41 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve në Turqi-Siri ka shkuar mbi 41,000. Autoritetet turke thonë se 35,418 njerëz janë vrarë në vend. Qeveria siriane dhe OKB thonë se më shumë se 5,800 njerëz kanë vdekur në Siri. Kërkimet për të nxjerrë personat që kanë mbetur nën rrënoja vijojnë ndërsa ka kaluar një javë nga tërmeti.

Nëntë persona u shpëtuan në Turqi të martën, duke përfshirë dy vëllezër të moshës 17 dhe 21 vjeç, të cilët u nxorën nga rrënojat e një blloku apartamentesh në Kahramanmaras. Tre gra të tjera, dy në provincën Hatay dhe një në Kahramanmaras, u shpëtuan gjithashtu të martën, njoftuan mediat turke, përcjell DTV.

OBSH e ka cilësuar tërmetin si fatkeqësinë më të madhe natyrore të ndodhur në një shekull. Gjithashtu OKB-ja ka bërë thirrje për të mbledhur 397 milionë dollarë ndihmë për të ndihmuar pesë milionë të mbijetuar sirianë me strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.