Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se drejtuesit e Kosovës janë injoruar nga sekretari i shtetit, Antony Blinken, në Konferencën e Mynihut.
Ai në deklarimin pas mbledhjes së kryesisë u shpreh se një gjë është jashtëzakonisht shqetësuese.
“Ajo që vërtetë na shqetësoi jashtëzakonisht shumë injorimi që u është bërë drejtuesve të institucioneve të shtetit të Kosovës në kërë rast nga sekretari amerikan i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është shumë shqetësuese për ne që kjo qeveri gjithmonë e më shumë po e krijon një distancë me drejtuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shqetësues fakti që drejtuesit e Kosovës janë injoruar keq nga sekretari i shtetit Blinken gjatë konferencës në Mynih”, u shpreh ai.