/

U nxor e gjallë nga rrënojat 114 orë pas tërmetit, avokatja 25 vjeçare humbi betejën për jetën (VIDEO)

Avokatja 25-vjeçare Ece Köseoğlu, e cila qëndroi 114 orë nën rrënojat e tërmetit në Antakya të Hatay-t dhe prej atje u nxorr e gjallë, ka ndërruar jetë në spitalin ku po trajtohej, pasi me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk mundi të shpëtohej. Mbeti vetëm shikimi i fundit dhe fjalët e fundit të avokates së re teksa u nxorr nga rrënojat.

Disa ditë pas ‘mrekullisë’ në Hatay, erdhi një lajm i trishtë. Avokatja 25-vjeçare Ece Köseoğlu, e cila u shpëtua e gjallë pas 114 orë qëndrimi nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Antakya, humbi betejën për jetën në spital. Avokatja e re u varros pranë nënës dhe gjyshes.

Në orën 114 të tërmetit, avokatja e re Ece Köseoğlu u nxor e gjallë nga rrënojat. Sipas lajmeve të Sabah, ajo u dërgua në reanimacion pasi iu nënshtrua një operacioni të rëndë dhe me gjithë ndërhyrjet e mjekëve nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë.

Vdekja e avokates të re, e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Kultur, ka tronditur të afërmit e saj.

‘Unë jam avokatja Ece’, u tha Köseoğlu shpëtimtarëve pasi u nxorr nga rrënojat . “ Nëna ime ishte me mua ”, ishin fjalët e saj të fundit.

Mësohet se nga tërmeti humbën jetën nëna e Ece Köseoğlu, Ferda Köseoğlu dhe gjyshja e saj.

Video e nxjerrjes nga rrënojat e avokates:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.