/

Vizita “e mistershme” e Bidenit në Ukrainë përmes fotografive

Presidenti amerikan Joe Biden bëri një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev herët të hënën për herë të parë që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës pothuajse një vit më parë.

Sipas gazetarëve që udhëtuan me të brenda vendit, Biden mbërriti në Kiev në orën 08:00 të mëngjesit me orën lokale, dhe u përshëndetur nga ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget Brink.

Autokolona e tij mbërriti në Pallatin Mariinsky vetëm pas orës 08:30 të mëngjesit me orën lokale. Ai u përshëndet nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe bashkëshortja e tij, Olena Zelenska.

“Faleminderit që erdhët,” tha Zelensky, duke i shtrënguar dorën Biden.

Fotot më poshtë tregojnë takimin e Bidenit me Zelenskyn, i cili u zhvillua pasi sirenat e sulmit ajror mund të dëgjoheshin gjersa të dy udhëheqësit shëtisnin nëpër qytet.

 

Biden ecën pranë Zelenskit përpara katedrales së Shën Michaels. 
Udhëheqësit ecin së bashku në kryeqytetin ukrainas të hënën.
Biden pozon me homologun ukrainas Zelensky dhe zonjën e parë Olena Zelenska në Pallatin Mariinsky gjatë vizitës së paparalajmëruar më 20 shkurt. 
Biden dhe Zelensky marrin pjesë në një konferencë shtypi në Kiev të hënën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.