/

Fshehën 2 kg kokainë në mikrovalë, në pranga babë e bir dhe bashkëpunëtorja shqiptare

Babë e bir janë arrestuar nga policia greke pasi kishin fshehur gati dy kilogramë kokainë brenda një mikrovale, për ta transportuar, pa ngjallur dyshime, nga Holanda në Greqi, ku ‘malli’ do pritej nga një 40-vjeçare shqiptare.

Dje pas një operacioni të koordinuar policor, në Kretë, Atiki dhe Promachona, u arrestua si bashkëpunëtore, shqiptarja.

Babë e bir merreshin me furnizimin, transportin dhe importin e sasive të kokainës në Greqi nga vendet e huaja dhe më pas në trafikimin e tyre në Kretë. Konkretisht, sipas Policisë, dy personat kishin udhëtuar më parë drejt vendeve të huaja për të siguruar një sasi kokaine.

Më pas, për ta transportuar nga Holanda në Greqi, e kanë dorëzuar drogën si pajisje shtëpiake në një kompani transporti, me destinacion Atikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.