/

Përkrahësi i VV-së: Edhe nëse e nënshkruan Asociacionin, Kurti do të nxjerrë më të mirën, nuk do të jetë i dëmshëm si i mëparshmi

Qytetarët duket se kanë nisur ta përgatisin veten se “Zajednica”, sikur e quante dikur Vetëvendosje, mund të formohet, pikërisht kur në pushtet ndodhen ata që me këtë kauzë organizonin protesta masive, raporton DTV.

Disa të intervisuar nga DTV në kryeqytet besojnë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por edhe nëse e nënshkruan “nuk do të jetë i dëmshëm si ai i mëparshmi”.

Qytetari Mirsad Krasniqi, të cilin DTV e takoi në sheshin kryesor të Prishtinës, tha se edhe nëse ndërkombëtarët arrijnë ta bindin Kurtin për të nënshkruar këtë marrëveshje, “ai do të arrijë të nxjerrë më të mirën”.

“Albini nuk besoj që e nënshkruan Asociacionin. Domethënë nëse vjen puna që ta pranojë një Asociacion, ai nuk e bën atë që ka qenë përpara; domethënë ka me nxjerrë më të mirë të mundshme; domethënë besoj shumë të Albini”, u shpreh ai.

“Vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje nëse nuk e nënshkruan Albini, edhe besoj që nuk e nënshkruan. Prapë po them, nëse është i favorshëm për Kosovën nuk është i dëmshëm, atëherë Albini e nënshkruan, por jo ai që ishte i mëparshmi shumë i dëmshëm”, vazhdon Krasniqi, i cili nuk e fsheh se në zgjedhjet e fundit ka votuar Vetëvendosjen.

Ndërsa Ragip Mexhuani thotë se fajtorë për Asociacionin janë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa. Ai madje tregon se u ka dërguar letër krerëve të shtetit që mos ta pranojnë një “Asociacion që është i dëmshëm për vendin”.

“Shiko, Asociacionin e kanë pranuar Hashim Thaçi edhe Isa Mustafa, mirëpo në rast se e pranon Albin Kurti, Albinit po i mbetet faji se Albini ka thënë nuk e pranon Asociacionin. Edhe Asociacioni qoftë me kompetenca, qoftë pa kompetenca është i dëmshëm. Kompetencat mund me ardhë mandej sikur në veri, janë formuar apo janë ndarë komunat serbe në veri më 2003-ën dhe e kanë formuar Asociacionin. Kështu që nuk bën me u formu Asociacioni kurrsesi”.

“Unë bile u jam drejtuar Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit që Asociacioni nuk duhet me u pranua kurrsesi. Letra u ka shku edhe është botuar nga disa mediume”.

“Asociacion do të thotë copëtim se Serbia nuk mundet me na okupu si në kohën e Millosheviqit, mirëpo po na okupon me Asociacion”, deklaroi ky qytetar.

I frustruar me gjendjen aktuale në vend u shpreh edhe Sabri Bulliqi. Ai kërkon konsensus nga i gjithë spektri politik sa i përket temave madhore.

“Mos të nënshkruan kurrë. Serbët na kanë tradhtuar gjithë… Zemra jem nuk thotë me nënshkru se na tradhtojnë se këta janë qasi njerëz janë”.

“Duhet udhëheqësit e partive të tjera me i ndihmu Albinit. Sa herë me u rrëzu Qeveria, toka e lëshoftë. Ne vetëm nëse mbesim duke rrëzu shoku-shokun, sikur kur përlahemi. Po marre është ashtu vallahi prej qeverive se këta hala s’janë duke e kuptu shteti qysh funksiononin”.

Sipas tij, liderët e opozitës po shkojnë nëpër Amerikë e shtete të tjera dhe po duan ta rrëzojnë nga pushteti Kurtin. “Edhe në qoftë i keq Kurti, duhet me ndihmu”, u shpreh Bulliqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.