/

Gjendet i vdekur miliarderi amerikan, dyshohet se bëri vetëvrasje

Miliarderi amerikan, Thomas Lee, është gjetur i vdekur në moshën 78-vjeçare. Përmes një deklarate, familja e tij tha se është jashtëzakonisht e pikëlluar me vdekjen e tij.

Mediumi amerikan, “The New York Post”, raporton se Lee ka vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në zyrën e tij në Mahnhattan.

Policia e Nju Jorkut i tha televizionit BBC se një burrë i paidentifikuar 78-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten në mëngjes në adresën 767 Fifth Avenue.

Sipas revistës “Forbes”, Lee kishte pasuri prej dy miliardë dollarësh në kohën e vdekjes.

Policia nuk ka konfirmuar se burri ka vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, duke theksuar se shkaktari i vdekjes do të përcaktohet nga një ekzaminues mjekësor.

Lee ishte i njohur për bamirësi. Në vitin 1996, ai i kishte dhuruar 22 milionë dollarë Universitetit të Harvardit, ku vetë kishte studiuar. Një pjesë e asaj shume ishte përdorur për ndihma financiare për studentë.

“Kam qenë me fat që kam bërë ca para. Jam më shumë se i lumtur që t’i kthej disa prej tyre”, kishte thënë Lee në atë kohë.

Lee i ka lënë prapa bashkëshorten Ann Tenenbaum dhe pesë fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.