Dhomat e Specializuara të Kosovës të mërkuren publikuan dhjetëra emëra për të cilët pretendon se janë vrarë/zhdukur gjatë viteve 1999-1998 në një version të ri më pak të redaktuar të aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve kishte edhe shqiptarë.
Lidhur me publikimin e dhjetëra emrave për të cilët Haga pretendon se u vranë gjatë luftës, Gjykata Speciale në një përgjigjje për DTV kanë thënë se nuk ekzistojnë më arsyet që ata emra të mbeten të redaktuar, dhe se prandaj edhe në versionin e ri më pak të redaktuar i kanë zbuluar edhe emrat.
“Në dritën e parimit të publicitetit, dosjet konfidenciale, përfshirë aktakuzat e redaktuara, shqyrtohen rregullisht dhe redaktimi mund të hiqet, pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe rast pas rasti, sa herë që arsyeja origjinale që justifikon redaktimin nuk zbatohet më’, kanë thënë nga Specialja për DTV.
Bazuar në këto lista të publikuara nga ZPS, vrasje thuhet se ka pasur edhe në komunën e Lipjanit, Podujevës, Skenderajt, Ferizajt si dhe Rahovecit.
Derisa, pas publikimit të emrave të viktimave që po pretendohet se u vranë e zhdukën gjatë luftës ka reaguar edhe Faton Klinaku nga OVL-UÇK-së.
Klinaku e ka cilësuar si poshtërsi e skandal këtë veprim të siç e quan ai “Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar”.
Siç kishte shkruar ai me këtë veprim po rrezikohet dëshmitarët.
“Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, kjo zyrë përçarëse e popullit shqiptar le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme”, ka shkruar ai mes tjerash.