/

Vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera në Tiranë, Dan Hutra lihet në burg

Autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në Tiranë, Dan Hutra u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Para togave të zeza, Hutra i pranoi akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Dan Hutra tronditi kryeqytetin e Shqipërisë të mërkurën (1 mars), pasi vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera.

Dan Hutra i kreu krimet makabre në një plan të mirëmenduar. Fillimisht, në rrugën “Teodor Keko”, ai plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjeçe, banuese në Astir. Pas kësaj ngjarjeje, ai u largua në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, ku plagosi me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeçe, ndërsa vrau me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses, shkruan Rtsh, përcjell DTV.

Hutra ka një të shkuar kriminale, teksa ishte liruar nga burgu vetëm më 16 shkurt të këtij viti, pasi ishtë dënuar për “dhunë në familje”, akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.