/

Kryediplomati kroat: Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, ka pritur në Zagreb, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë që Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme t’ia ofrojë përvojën e saj.

Radman tutje ka thënë që me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.

“Diskutuam marrëdhëniet miqësore, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.