/

“Miqtë e Amerikës” e nderojnë Ferdonije Qerkezin me titullin “Nënë shqiptare”

Shoqata “Miqtë e Amerikës” sot i ka ndarë Ferdonije Qerkezit, titullin “Nënë shqiptare – Abanian Mother”, e cila ka të zhdukur bashkëshortin dhe katër fëmijët, raporton DTV.

Kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi, tha se populli i Kosovës ka nevojë që të tregojë historinë e tij sa do që është e dhimbshme ajo.

Ai tha se për shkak të sakrificës në të cilën ka kaluar nëna Ferdonjie me humbjen e bashkëshortit dhe katër fëmijëve, kjo shoqatë e ka nderuar atë me titullin “Nënë Shqiptare”.

“Ky popull ka nevojë që me e tregu historinë sado që është e dhimbshme ne jemi të nderuar që e kemi pas mundësin me bë një nderim ndaj jush edhe pse prape po them që është e dhimbshme për ju por është krenari kombëtare. E kemi gjetur atë momentin që në kuadër të 5, 6 dhe 7 marsit ditës më sublime të kombit tonë. Mendoj që veprimi i krejt kësaj pune përpos që është një nderë i jona që ne ju japim një mirënjohje është qe në këtë mënyre e gjitha nënat shqiptare që kanë pasur humbje gjatë historisë, ju kemi dhënë titullin ‘Nënë shqiptare’ dhe mendoj që ju e meritoni atë titull, së bashku me ju e meritojnë këtë titull gjitha ato nënë që i kanë dhënë më të dashurit e tyre për mbrojtjen e territoreve tona po njëkohësisht edhe për mbrojtjen e pragut të shtëpisë”, u shpreh ai.

Rexhepi tha se ky titull jepet për herë të parë nga shoqata e tij.

Ai shtoi se si shoqatë janë prekur me foton e nënës Ferdonije, e cila shihet në sofër e vetme me pesë pjata tjera.

“Momenti kur e kam parë atë fotografi të kësaj zoje, të kësaj nëne, e kam menduar nënën time, kam menduar shumë nëna tjera dhe menjëherë më ka shkuar mendja të ato vuajtje, ato lot. Kur e kam parë këtë nën me pjata përpara, besomëni shpirti më ka dalur. Kam vendosur që unë me e dhanë një kontribut timin sa do të vogël, sa do modestë në raport më këtë nënë shqiptare. Në këtë mënyrë ju kemi ndarë këtë titull të gjitha nënave shqiptare gjatë historisë që kanë pasur një humbje të tillë ose një përjetim të tillë. Ne jemi një shoqatë shumë e vetëdijshme për këto”, tha ai.

E Ferdonije Qerkezi, tha se është ndjerë e respektuar që ka marrë këtë titull, teksa konsideron se me këto nderime janë duke u përkujtuar viktimat e luftës.

“U ndjeva shumë e respektuar që më kanë respektuar si nënë mua edhe shumë nëna të tjera. Edhe pasi më kanë respektu familjen, bashkëshortin dhe katër djemtë, u ndjeva shumë e respektuar që nuk më kanë harruar as shoqata edhe shumë shoqata të tjera që më japin mirënjohje. Jam duke ndjerë vetën më të lumtur edhe më mirë që është dikush që na kujtojnë viktimat tona që i kemi humbur”, tha ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.