Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sipas tij, procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së, njofton DTV.
“Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit”.
“Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së. Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”.