Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në qytetin verior gjerman të Hamburgut, raporton DW.
Policia e Hamburgut tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.
Gazeta Bild raporton se nga të plagosurit – tetë prej tyre janë rëndë – në të shtënat të cilët ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait menjëherë pas orës 21:00 të enjten në mbrëmje.
Një zëdhënës i policisë tha se disa rrugë ishin mbyllur dhe qytetarët u paralajmëruan me mesazhe SMS për të shmangur zonën. Banorëve vendas u është thënë të qëndrojnë brenda dhe t’i përdorin telefonat e tyre vetëm “në raste ekstreme emergjente” në mënyrë që të mos e mbingarkojnë rrjetin.
“Deri më tani nuk ka asnjë informacion të besueshëm për motivin e krimit. Kërkojmë që ju të mos ndani supozime të pajustifikuara dhe/ose të përhapni thashetheme”, tha zëdhënësi i policisë.
Mediat lokale atje raportojnë se autorët janë në arrati.