/

Jeta e vështirë e politikanit serb që pranon krimet e Serbisë në Kosovë

Politikani Republikan nga Serbia, Nikola Saduloviq, ka ardhur përsëri në Kosovë.

Sanduloviq, që njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka kërkuar falje për krimet e luftës që shteti i tij i kreu në vitet e 90-ta, tregon se qëndrimet e tij i kanë sjell shumë problem në shtetin e tij.

“Nuk mund të ndalem tek vetëm një ngjarje, pavarësisht që kanë gjuajtur edhe eksploziv tek ndërtesa, e po ashtu kur vajza ime ka qenë duke shkuar në punë në një mëngjes, e kanë kidnapuar dhe ia kanë vendosur pistoletën në kokë, po ashtu edhe gruas sime. I kanë helmuar, i kam gjetur në karrige të invalidëve. I kanë kërcënuar dhe kanë qenë në gjendje të mjerueshme para 2-3 viteve”, ka thënë Saduloviq.

Për gjithë këto kërcënime, Saduloviq thotë se ekziston një adresë.

“Ajo që është me e keqja, është që këto kërcënime vijnë nga njerëzit e Vuçiq, të cilët më kërcënojnë mua dhe familjen time, që bëjnë gjëra të tmerrshme ndaj neve, ashtu siç kanë vepruar dhe kanë bërë ndaj fëmijëve shqiptar. Politika ime nuk do të ndryshoj. Unë jam i gatshëm për çfarëdo presioni që më vjen”, ka shtuar ai.

Saduloviq erdhi të hënën në Prishtinë me një mision. Për të nënshkruar një marrëveshje me Partinë Republikane të Kosovës.

“Është një ngjarje historike për dy vendet tona, ku dy partitë republikane ofrojnë një zgjidhje reale për të ardhmen. Në kohën kur makina e propagandës serbe është më aktive se kurrë kundër Kosovës, historia rrezikon të shtrembërohet”, ka thënë Faton Kurti.

E Saduloviq nuk është aspak optimist që Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale.

“Se besoj që ekziston ndonjë mundësi. Ka ndryshuar tanimë i gjithë procesi. Vuçiq thotë së pari të krijohet dhe të pranohet Asociacioni, e më pas shohim për detaje të tjera”, ka theksuar Saduloviq.

Saduloviq morri vëmendje javë më parë si serbi i parë që bëri homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz, duke pranuar kështu të gjitha krimet e luftës që i kreu Serbia.

Ai ka qenë kandidat për President të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.