/

Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen, gruaja dhe fëmijët e vizitojnë në Hagë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi po vazhdon të mbahet në Hagë.

Selimi bashkë me ish-bashkëluftëtarë të UÇK-së janë duke u gjykuar në kuadër të Speciales në Hagë, për kinse krime lufte.

I njëjti sot feston ditëlindjen. Kjo është bërë e diture dhe nga bashkëshortja e tij, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi.

Bashkë me fëmijët ajo ka vizituar sot ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi për ta uruar nga afër me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindja Rexhë. Gjithmonë ditëlindjet bashkë”, shkroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.