/

BE: Takimi në Ohër do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Zbatimit të planit franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic do të takohen të shtunën në Ohër. Në këtë takim siç ka bërë të ditur sot Bashkimi Evropian do të diskutohet në finalizimin e Aneksit të Implementimit të propozimit evropian, shkruan DTV.

“Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Politikë të Jashtme të BE-së.

Takimi në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00.

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell.

Leave a Reply

Your email address will not be published.