/

Parlamenti skocez këshillon deputetët që për arsye sigurie të heqin aplikacionin e TikTok nga telefonat e tyre

Deputetët skocezë janë këshilluar nga autoritetet parlamentare që të heqin aplikacionin e diskutueshëm të rrjeteve sociale TikTok nga çdo pajisje. Masa vjen pas një vendimi për të ndaluar aplikacionin nga pajisjet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Një email i dërguar të premten, deputetët dhe stafi në “Holyrod” janë këshilluar që ta largojnë aplikacionin TikTok edhe nga pajisjet e tyre personale të cilat i përdorin për t’u qasur në sistemit e IT-së të parlamentit skocez.

Alan Balharrie, shef pergjegjes i informacionit dhe kreu i shërbimeve digjitale, shkroi: “Pas disa diskutimeve me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ne i këshillojmë të gjithë deputetët, stafin e tyre, stafin e parlamentit dhe stafin e kontraktorëve që të largojnë aplikacionin e TikTok nga çdo pajisje të cilën ata e momentalisht e përdorin për t’u qasur në sistemet e IT-së të parlamentit skocez”, raporton Sky News, transmeton DTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published.