Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimeve të gjata në Ohër ka thënë se nuk kanë nënshkruar asgjë, por se kanë arritur “njëfar” marrëveshje.
Në një deklarim para mediave, Vuçiqi është shprehur i lumtur për këtë, ndërsa ka thënë se për Serbinë është shumë me rëndësi formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.