Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë.
Policia njofton se një vajzë, përdoruese e narkotikëve, i ka sulmuar fizikisht prindërit e saj.
“Fushë Kosovë, 21.03.2023-07:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përdoruese e narkotikëve, i kishte sulmuar fizikisht prindërit e saj”, thuhet në raportin policor.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti iniciohet ‘Dhunë në familje’.
Rasti është duke u hetuar.