“Lus Zotin të takohesh me babain”, ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare vajza e komandant Colit

Është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare vajza e komandantit të UÇK-së, Agim Qelaj – “Colit” nga Dukagjini, Suzana Qelaj.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur djali i komandant “Colit”, Florim Qelaj.

“Të nderuar shok, miq dhe dashamirë. Ju njoftoim se me rastin e vdekjes së vajzës sonë, Suzana Qelaj, varrimi do bëhet në Gjermani me datën 10.11.2023 ditë e premte në oren 14:00 në varrezat e qytetit Volkertshausen rruga Steißlingerstrasse. E pamja do të mbahet me datën 12.11.2023 në Steißlingerstrasse 57 Singen 78224 në Lokalin Südstern Clubheim nga ora 09:00 der në oren 16:00.Për gjdo informacion mund te kontaktoni ne numrin +49 173 1000999. Familja”, ka shkruar ai.

Për vdekjen e saj kanë reaguar edhe familjarët e tjerë.

Postimi i Mehdi Mulaj:

Suzana (Agim) Qelaj, vajza e Gjeneralit Agim (Binak) Qelaj (Komandant Colit).

Suzanë, motra ime, Zoti na takofte ne Xhenet, atje ku e kemi qellimin kryesor!

Ma more nje cope te madhe nga zemra e shpirti!

Kesaj vere u takuam ne zbulimin e shtatores se babait tend, qe e deshe aq shume e te mungoi po aq shume.

Lus Zotin te takohesh me babain, e m’i ço shume te fala nga shpirti!

Ne zbulimin e shtatores se Agimit, i bashkuam lotet e dhimbjes e te krenarise, por as qe e kisha mendu qe kaq shpejt do ta shtrydh zemren time e te nxjerr lot dhimbjeje per ty!

Zanë, shpirti i vellait, do te jetoj me perqafimin tend te fundit!

Lamtumire moter!

Leave a Reply

Your email address will not be published.