Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë, nuk është top prioritet i qeverisjes së tij. Ai ka thënë se prioritet e ka zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve, raporton DTV.
Kurti ka thënë se fakti që më shumë rri në Kosovë, është tregues i qartë që nuk e ka prioritet dialogun. Ai ka thënë se në Ohër ka qenë për vikend.
“Nëse e shihni unë në vikend isha në Ohër dhe tash nuk jam atje por jam këtu. Në prezantimin tim, katër faqe janë për zhvillimin dhe për jetën e qytetarit. Në pikën shtatë të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetmenaxhimit. Thuhet komunitetit e jo komunave, pra nuk është e njëjta gjë”. Unë e kam thënë se nga pikëpamja ime, kur kemi themi komuniteti serb, atëherë komuniteti serbe”, tha ai.