/

Një burrë sulmohet me armë zjarri nga dy persona në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime, pasi ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona në Leposaviq.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime në kokë dhe këmbë.

“Viktima mashkull kosovar, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.