/

Ferizaj: Shtatë raste të dhunës në familje për një javë

Policia e Ferizajt njofton se gjatë javës që shkoi, nga data 20-26 mars janë raportuar 7 raste të dhunës në familje.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për 48 orë janë ndaluar 5 persona dhe 2 raste tjera janë në procedurë të rregullt hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se ka reaguar menjëherë dhe rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë dhunën në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha rastet e dhunës në familje, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.