Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka raportuar se në sallën e dasmave persona ende të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:10. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.