Një trup i pajetë është gjetur sot në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.
Lajmin për DTV e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka njoftuar se policia ka pranuar informatën rreth orës 11:00.
“Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyer. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.