/

E mitura nga Klina ishte zhdukur dhe më pas është gjetur në Mitrovicë – policia dyshon se është dhunuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në stacionin policor në Klinë, më 29 mars rreth orës 13:30 është raportuar për një rast zhdukje të një të miture.

Rastin e ka paraqitur në polici, prindi i viktimës. Ankuesi kishte deklaruar se vajzën e ka kërkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet në qytetin e Mitrovicës.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.

Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё”, thuhet në njoftim.

Policia rastin e ka cilësuar si “dhunim”, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Leave a Reply

Your email address will not be published.