Një person është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:40, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.