Një person tjetër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ende për vendndodhjen e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 25.03.2023 rreth orës 06:30 në rrugën “Brigada Kosovare”, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetim.
“Rr. Brigada Kosovare, Pejë 25.03.2023 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.