Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur darkimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, me Kanye Westin, një gabim të madh.
Reperi në fjalë ngjalli kontradikta vitin e kaluar me deklarata anti-semitike, që i kushtoi me kritikë të ashpër publike dhe humbje sponsorësh.
Ai ishte takuar në nëntor me Trumpin në pronën e tij në Florida, ku pjesë ishte edhe komentuesi politike me prirje të djathtë, Nick Fuentes.
Pas darkës, Trumpi e kishte quajtur Westin një “burrë seriozisht të trazuar”.
“I thashë, mos kandido për zyrë më 2024, është humbje totale e kohës, nuk mund të fitosh”, kishte shkruar Trumpi në Truth Social Platform.
Ndërkaq, Netanyahu i cili dha një intervistë për Piers Morgan Uncensored në TalkTV, e quajti këtë si gabim të madh.
“Mendova që ishte e tmerrshme, dhe ashtu pata deklaruar. Mendoj që është një gabim i madh”, ka thënë ai duke shtuar që antisemitizmi duhet qortuar dhe dënuar, e assesi pranuar.