/

Sulmohet një polic në aeroportin “Adem Jashari”, arrestohen dy të dyshuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në ora 07:55.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor.

Ndërkaq, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.